Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Festa e fëmijëve, Bushati: Investimi për edukimin dhe lumturinë e tyre janë detyrimi ynë

12:51 / June 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati1 674x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në mesazhin e tij për 1 Qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve shprehet se investimi për edukimin dhe lumturinë e fëmijëve janë detyrimi ynë, “si pjesë e përpjekjes së përditshme për një të ardhme më të sigurtë”.

Bushati shprehet se nuk duhet të dorëzohemi para ligjësive të pabarazisë, duke shpërdoruar djersën e brezave të shkuar dhe rrënuar trashëgiminë e brezave të ardhshëm duke shtuar se fëmijëria e shekullit të 21 ndryshon nga fëmijëria jonë dhe këtij zhvillimi duhet t’i përgjigjemi duke ofruar një qasje të re për kohën që jetojmë.

“Fëmijët janë brezi më i rëndësishëm dhe e ardhmja e një kombi. Ata do të përballen me sfida morale, ekologjike, politike, ekonomike, shoqërore dhe ndryshime demografike e teknologjike të paimagjinueshme për brezin tonë. Ndaj, ne nuk mund të dorëzohemi para ligjësive të pabarazisë, duke shpërdoruar djersën e brezave të shkuar dhe rrënuar trashëgiminë e brezave të ardhshëm. Investimi për edukimin dhe lumturinë e fëmijëve është detyrimi ynë, si pjesë e përpjekjes së përditshme për një të ardhme më të sigurtë”, vijon postimi i Bushatit në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Fëmijët ndriçojnë botën tonë. Ata kanë potencialin të na japin buzëqeshje e të na bëjnë më të lumtur edhe në kohë të vështira. Fëmijët janë si rrezja e diellit. Optimizmi i tyre na jep shpresë për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

Jeta ka ligjësitë e veta, përfshirë edhe pabarazinë. Të gjithë fëmijët lindin njësoj, të zhveshur. Por shpejt disa prej tyre vishen me rroba të shtrenjta. Shumica me rroba të zakonshme. Të tjerë me rroba të arrnuara.

Disa mërziten edhe kur familja i plotëson çdo dëshirë, ndërsa të tjerët ëndërrojnë për ditën kur mund të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë. Jo të gjithë kanë mundësi të përdorin teknologjinë edhe pse kur i jepet kjo mundësi ata janë më të zhdërvjelltë se brezat e tjerë. Pandemia na tregoi se mësimi mund të zhvillohet në distancë, ndonëse aksesi në teknologji nuk ishte një e mirë për të gjithë. Nga ana tjetër, roli i mësuesit dhe kontakti njerëzor mbeten të pazëvendësueshëm për fëmijët. Pasi të jesh në shkollë nuk është njësoj si të mësosh.

Fëmijët janë brezi më i rëndësishëm dhe e ardhmja e një kombi. Ata do të përballen me sfida morale, ekologjike, politike, ekonomike, shoqërore dhe ndryshime demografike e teknologjike të paimagjinueshme për brezin tonë. Ndaj, ne nuk mund të dorëzohemi para ligjësive të pabarazisë, duke shpërdoruar djersën e brezave të shkuar dhe rrënuar trashëgiminë e brezave të ardhshëm.

Investimi për edukimin dhe lumturinë e fëmijëve është detyrimi ynë, si pjesë e përpjekjes së përditshme për një të ardhme më të sigurtë. Fëmijëria e shekullit të 21 ndryshon nga fëmijëria jonë. Për pasojë, ne duhet t’i përgjigjemi këtij zhvillimi duke ofruar një qasje të re për kohën që jetojmë.

Gëzuar 1 Qershorin! #Festaefëmijëve

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Nga 1 janari hiqet taksa e qarkullimit, kryeministri prezanton lehtësirat fiskale në Buxhetin 2027

11:04 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.