Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kosova nuk hap kufirin për Shqipërinë: Taksë 22 euro kamionëve dhe karantinim udhëtarëve

16:04 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 770x433 2 696x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën që në 28 maj, e kundërta ka ndodhur nga pala tjetër. Shtetasit e Shqipërisë që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur me kërkesa të paprecedenta të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare.

Burime nga Morina bëjnë me dije se dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për dezinfektimin e kamionëve.

Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë. Situata e paprecedentë vjen në një kohë kur Shqipëria ka njoftuar hapjen tërësisht me fqinjët dhe ka nisur të presë edhe turistët e parë nga Kosova.

Më herët Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e kishte paralajmëruar një ngjarje të tillë kur zëdhënësi Faik Hoti tha se Shqipëria mund ta hapë kufirin njëanshëm, sepse “secili shtet vendos për kufijtë e vet”. Por qeveria Kurti në ikje nuk e ka sqaruar publikisht këtë vendim për shqiptarët e Shqipërisë. Aq më pak për kamionët që po trajtohen si ata të Serbisë./shqiptarja

Albin Kurti Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.