Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se banorët e Tiranës do të kenë kufizime të energjisë në ditët në vijim.
Përmes një njoftimi, OSHEE-ja bëri të ditur se për shkak të remontit do të ketë kufizime në disa zona të kryeqytetit, nga ora 09:00-15:00.
“Njoftim për abonentët e Tiranës për stakim të energjisë më 2-3 qershor.
Për shkak të remontit të planifikuar në NST Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë, në datat 2-3 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-15:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
2 qershor
Ndroq, Pinet, Zhurje
3 qershor
Pjesërisht “Rruga e Dibrës” te Medreseja”, shkruhet në njoftimin e OSHEE-së.
