Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dinamika e ngjarjes / Si u qëllua 14 herë nga 3 të maskuar ish-efektivi

13:57 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2019 01 30 19h00m10s43
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ish-punonjës Policie u ekzekutua dje në një atentat të organizuar nga 3 persona të maskuar, pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës.

Viktima është Arben Bilali, 50 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili gjeti vdekjen rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, kur Bilali sapo kishte zbritur nga makina tip “Hyundai” dhe do të shkonte në shtëpinë e tij. Në këtë moment ai është qëlluar me breshëri, me të paktën 14 plumba, nga një armë automatike.

Ndonëse i ruhej një atentati të mundshëm, pasi i kishte shpëtuar një herë 9 vite më parë, dje atentatorët kishin marrë masat dhe llogaritur gjithçka. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autorët e ngjarjes e kanë pritur aty brenda një automjeti “Mercedez Benz S Class”, blu i errët, me targa të huaja. Sapo e kanë parë që po afrohej me makinë kanë hapur zjarr drejt tij, duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas janë larguar. Mësohet se në drejtim të 50- vjeçarit ka qëlluar njëri nga autorët, i cili nuk ka zbritur nga makina.

Ai ka qenë i ulur në sediljen e pasme pas shoferit dhe pa nxjerrë kokën në dritare, ka ulur xhamin duke qëlluar. Dëshmitarët, disa prej të cilëve e kanë transportuar për në spital, kanë deklaruar për Policinë se 50-vjeçari kishte ende shenja jete. Megjithatë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se pista kryesore e vrasjes së Arben Bilalit është ajo e hakmarrjes, raporton Panorama. Të njëjtat burime thanë se Bilali ishte pjesë e një familjeje, që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër familje në “Yzberisht” të Tiranës. Prej këtij konflikti, që daton në vitin 1997, numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Dy prej viktimave janë vëllezërit e Arben Bilalit, Bujari dhe Leonardi. Nga ana tjetër, burimet thanë se është marrë në konsideratë edhe një pistë tjetër, që ka të bëjë me detyrën e bashkëshortes së viktimës. Ajo është prej vitesh oficere e Policisë së Tiranës, së fundmi punon në strukturat e Antiterrorit.

arben bilali Tirane Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.