Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Në kurthin e Piter Panit”, mesazhi i Alketës për 3 ngjarjet mediatike të javës

22:01 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alteta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk mund të niste këtë të henë “Në kurthin e Piter Panit” si zakonisht. Java e fundit nuk ka pasur paqe në vend, edhe pse vijon të jetë e kërcënuar nga pandemia e Covid-19. Dhuna e policëve ndaj një 15-vjeçari dhe denigrimi publik i së ëmës së tij nga vetë drejtori i policisë së shtetit tronditi publikun, por nuk ishte e vetmja ngjarje mediatike. Dhuna ndaj një të miture, por edhe fundi tragjik i George Flloyd, viktimë e racizmit, që tundi Amerikën u bënë kryefjalë e të gjithë botës. Për këtë arsye, edhe drejtuesja e programit Alketa Vejsiu, sonte e nisi ndryshe spektaklin e fëmijëve. Me një mesazh duke iu referuar ngjarjeve të fundit. Për një botë më të mirë për të gjithë, për një botë më të mirë për fëmijët…  

Dhuna ndaj një të miture dhe të rriturit e dinë se për çfarë po flas. Drejtësi për këdo që prek një fëmijë. Një minoren, që ndoshta edhe ka provokuar policinë, dhunohet në një skenë të tmerrshme në mes të kryeqytetit në vend që të japë modelin e duhur kundër dhunës, pro qytetarisë dhe rregullave.

Dhe së fundmi, racismi dhe dhuna që i mori jetën George Flloyd që ka tundur Amerikën.

Mbase janë 3 tema që me fjalë të vogla do të duhet t’ua shpjegojmë fëmijëve tanë.

Të kenë kujdes nga kriminelët dhe të sëmurët mendorë që bashkëjetojnë në shoqëri. Të mos i afrohen nëse s’i njohin, mbi të gjitha të flasin hapur me prindërit për çdo ngacmim.

Së dyti, të respektojnë forcat e rendit si një autoritet të cilit s’mund të mos i bindesh. Ndjej respekt për ata që e bëjnë punën e tyre me devocion për të na mbrojtur dhe garantuar qetësi dhe siguri, dhe ndjej përçmin për ata që keqpërdorin pushtetin dhe autoritetin e profesionit.

Së treti; racizmi është nga format e rënda të bullizmit dhe e gjithë bota po flet sot për këtë.

Duam shumë t’ua pikturojmë si ylber jetën brezit të ri, por ja që ka forca të errëta që do ta zënë diellin.

Pavarësisht ngjyrës së lëkurës, mund të jetë e bardhë, e verdhë apo e zezë; mund t’i kesh flokët e kuq, të verdhë, mund të kesh quka ose jo, mund të jesh aziatik, amerikan, indian, hebre, afrikan apo shqiptar. Nuk ka një emocion më të hidhur se diskriminimi racial.

3 ngjarjet javes mesazhi piter panit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.