Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

7 të arrestuar në Tiranë/ Siriani kapet me kanabis, dy në pranga për dhunë në familje

11:03 / June 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e tiranes 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se janë vënë në pranga shtatë persona për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Një 29-vjeçar sirian është arrestuar pasi me vete iu gjet një sasi kanabisi ndërkohë që akuzohet dhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Procedimi penal ka nisur dhe për tre sirianë të tjerë.

Ndërkaq, dy të tjerë janë arrestuar për dhunë në familje. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar të dënuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë që një 33-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur.Një 46-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të huaj sirian.

Sherbimet e Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ““Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” , të shtetasit të huaj sirian M. A., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” edhe shtetasit sirian R.H. A.M. dhe M.L.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 32 vjeç, i dënuar më pare, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhuna në familje”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit H.T., 33 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Gj. L., 40 vjeç, pasi tek Rrethrrotullimi I Tegut është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l;
  • E. C., 40 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l;
  • M. S.,53 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi S.G., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.