Partia Demokratike e akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën teatër me dalljet ku tregon se po investohet për ambiente të reja spitalesh, duke iu referuar vizitës që shefi i qeverisë bëri sot në strukturën e re spitalore për përballimin e situates së Covid-19.
Në një reagim për mediat, ish deputeti i PD Bardh Spahia e vë theksin tekmungesa e mjekëve gjatë kësaj vizite në spitalin e ri Covid.
“U treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund!”, shkruan ish deputeti.
“Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për cdo pacient që shkel aty!
Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit. Kujdesin për vete nuk e kursen! Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit!”, shkruan Spahia.
POSTIMI I PLOTË
QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe Edi Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja!!! Me kukullën e vet militante u treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund!
Kaq nuk ju bëhet vonë se ka mjekë specialistë që punojnë me këtë tension, e të tjerë që nuk u bëhet tamponi?
Injorimi flagrant i kësaj situate, përmes arrogancës për të shpikur sukses, aty ku ka gjendje alarmante, është ilustrimi më i mirë se Edi Rama nuk ka menduar ndonjëherë për njerëzit e as personelin shëndetësor. Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për cdo pacient që shkel aty!
Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit. Kujdesin për vete nuk e kursen! Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit! Edi Rama ka hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e qytetarëve të vet, sepse edhe kur e kupton situatën, qytetarët nuk i ka prioritet, as personelin shëndetësor që në cdo vend të botës ka prioritet maksimal në këtë periudhë pandemie!
