Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Enca akuzon artistët shqiptarë: Postoni si amerikani se është më trendy. Pse nuk përdorni zërin për çështje që ne po na vrasin përditë

16:51 / June 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Enca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, personazhe të famshëm të Instagramit, këngëtarë, modele, aktorë (nga Michael B. Jordan te Rihanna apo Kendall Jenner); Institucione (siç është Muzeu Metropolitan i Artit), apo dhe biznese (si SAVAGE X FENTY) etj, pblikuan foto të zeza pas protestave për vrasjen e George Floyd, nga efektivi i policisë që i vendosi gjurin në qafë deri në asfiksim!

Thirrja që po ndërmerret kundër racizmit quhet #BlackOutTuesday dhe asaj i janë bashkuar edhe personazhe të njohur shqiptarë, të cilët kanë ndarë foto të zeza në llogaritë e tyre.

Mirëpo, ky veprim nuk i është dukur me vend këngëtares Enca Haxhia, e cila akuzon hapur artistët shqiptarë se nuk po ngrejnë zërin për kauzat e vendit të tyre, por po bëjnë ç’bën amerikani, sepse është më trendy.

Në një postim në InstaStory, Enca i bën thirrje të gjithëve të ngrihen njëzëri për një çështje që na prek edhe ne, si psh. ajo e komunitetit rom.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi…

Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.”- janë fjalët e Encës në postim.

  • 1 2
  • 2 2

Enca postimet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.