Presidenti i repubikws Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ‘shërbimet e pagesave’.
Sipas Presidentit ky ligj paraqet këto mangësi:
- Mospërcaktimi i kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave;
- Mospërcaktimi i shkeljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave;
- Mospërcaktimi i funksioneve të qarta dhe shteruese mbikëqyrëse të autoritetit licencues
dhe mekanizmave mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj mbikëqyrjeje.
Të gjitha këto mangësi të konstatuara cenojnë parimet kushtetuese të sigurisë juridike, lirisë
së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, trajtimit të barabartë përpara ligjit, duke mos
garantuar plotësisht jo vetëm sigurinë e administrimit të fondeve që qarkullojnë përmes
institucioneve të pagesave, por edhe duke krijuar rrezikun potencial të keqpërdorimit të tyre
me qëllime kriminale, si ato të pastrimit të parave apo të financimit të terrorizmit
