Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kujt i intereson një Prokurori me standarte kaq të ulëta e të papranueshme kētu?

14:32 / January 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denisa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga avokate Denisa Daka

Pse askush nuk thërret nē interpelancē Arta Markun pēr gjēndjen katastrofike tē organit tē akuzēs?

Në organin e akuzēs, nē atë godinë të lartë e hijerëndē qē sekush shpresonte t’i zihej pritē krimit e tē keqes, shkelen çdo ditē afate, të drejta, detyrime insitucionale si dhe mbyllen e arshivohen dosje hetimore tē cilat bartin histori tronditēse e tē rēnda, pa u hetuar nē shumē raste asnjē orē tē vetme.

Dhjetra vendime pushimi, mosfillimi, refuzime kērkesash e memosh tē shumta pērcillen cdo ditē nga akuza, tē dēmtuarve, qytetarëve tē kētij vendi, nē shkelje tē ligjit nē shumē raste, si pēr t’i treguar sekujt prej nesh këtu, se zgjidhja e vetme paskēsaj, mbetet vetēgjyqēsia..

Tē dēmtuar, tē pambrojtur e të pashpresē, dhjetra qytetarē tē cilēt ngujohen me orē tē tëra çdo ditē prapa kangjellave tē asaj godine hijērēndē e shpresojne zgjidhje tē problemeve tē tyre, nuk janē prej kohēsh halli i askujt..

Dhjetra kallzime e denoncime tē shumta tē qytetarëve tē dēmtuar nē të tëra format nē kētē vënd, tē profesionistēve nē ushtrim tē detyrēs gjithashtu, mbetēn pothuaj në të gjitha rastet pa përgjigje e pa zē ndēr vite.

E ndērsa qindra vendime tē organit tē akuzēs tē marra nē kundērshtim me ligjin, nē shkelje tē afateve respektive gjithashtu bēhen objekt i shqyrtimit gjyqēsor, kosto morale e materiale nē cdo rast ka njē vlerë të konsiderueshme.

Ecejaket e dosjeve me jetē njerēzish brenda tyre, vijojnē rutinisht udhēn nga komisariatet për nē organin e akuzēs duke udhētuar nē shume raste drejt askundit, ndērsa vrasēsit e dhunuesit tē gjithē bashkē, lusin fatin e Zotin qē kjo amulli e pandëshkueshmëri e kthyer tashmē në kult, tē zgjasē sa mē shumē..

Festē për mashtrues, dhunues e kohë morti pēr viktima e tē dēmtuar..

Kudo demagogji e propagandē nga partitē politike të cilat vijojnē tē merren me shkakun e njē ngjarje,  pa u kujdesur nē asnjē rast pēr zgjidhjen e pasojave..

Kur e kush do tē mbajë përgjegjēsi nē këtë vēnd për gjithë këtē katrahurē që po ndodh nē organet e drejtēsisē posacërisht, vec njē Zot e di paskësaj. 

E ndērsa dhjetra prokurorē vijojne e shijojne parajsēn e tyre  cdo ditē, qytetarē tē pashpresē e të nëpërkëmbur padrejtësisht, vijojnē tē ndjekin ferrin e makthin e tyre, duke mallkuar vehten e fatin e keq qē i pērballi me këtē palo sistem nē këtē vend. 

Deputetē të tē gjitha gjitha forcave politike, thirreni nē interpelancē Arta Markun e kērkojini llogari me gjithē tē drejtēn tuaj e tonēn bashkē, për këtë dēm, amulli e pērgjumje tē organit tē akuzēs qē po merr si njē ortek pērpara, cdo shpresē e pērpjekje tē shumēkujt kētu.

Nē mungesēn e kahershme tē njē gjykate tē lartē, me njē prokuri e gjykatē me standarte të ulëta krejt, shpresa e cilitdo nē kēto kushte po humbet krejt.

Demagogjia e propaganda nuk vlejne mē, pērkundrazi, vrasin shpresēn e besimin e secilit prej nesh cdo ditē!  

Thirreni kētē zonjē nē interpelancē tē nderuar deputētē e kērkojini llogari deri mē njē, me gjithē tē drejtēn tuaj e tonēn bashkē, pse ky insitucion po shkon cdo ditē e mē pēr dreq me një standart tē ulēt krejt./Tirananews/

intereson Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.