Ikja e Jonida Maliqit nga “E diell” ka sjell shumë pikëpyetje. Mediat rozë kanë shkruar se është një emër që po lakohet gjithmonë e më shumë në fushën e modës, por në televizion nuk para e kemi parë. Bëhet fjalë për blogeren nga Kosova, Argjira Spanca, e cila e pohoi se do të jetë pjesë e programit që nis të djelën në Top Channel. Në një interviste e pyetur për thashethemet e nxjerra që mund të jetë ajo prezantuesja e “E diell” ajo tha :- “E gjitha çfarë mund të them është që jemi një staf shumë i mirë dhe do sjellim shumë gjëra të bukura për shikuesit’.