Ndërkombëtarët në vend po insistojnë për përfundimin sa më shpejt të reformës zgjedhore. Teksa Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish sot për të gjetur konsensusin, në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ai britanik Duncan Norma dhe dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.
Ndërkohë është lajmëruar një deklaratë për shtyp pasditen e sotme nga ambasadorja Kim e cila pritet të jetë pikërisht për reformën zgjedhore.
