Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kosovë/ Votimi i Qeverisë ‘Hoti’, mungon Vetëvendosje, Osmani braktis seancën

12:11 / June 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kosovë ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK’së.Në Kuvend mungon i gjithë Grupi Parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje.

Më herët LVV nuk e kishte sqaruar nëse do të merrte pjesë në seancën ku pritet që zyrtarisht Albin Kurti të largohet nga udhëheqja e Qeverisë.

Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosje të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV’ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.

Dje LDK shpalli emrat nga kjo parti për ministra në qeverinë e re

Ministrat e LDK

Këta do të jenë emrat e LDK’së në qeverinë e re.

Driton Selmanaj zëvendëskryeminsitër,

Hykmete Bajrami Ministre e Financave,

Besian Mustafa Ministrër i Bujqësisë,

Vlora Dumoshi ministre e Kulturës Rinisë dhe Sporteve

Anton Quni Ministër i Mbrojtjes,

Arban Abrashi Ministër i infrastruktës,

Armend Zemaj Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Hashim Thaçi më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së, si partia e dytë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit.

Çështjen e dekretit Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Pas kësaj, Kushtetuesja më 1 maj kishte vendosur si masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Ndërkaq, më 28 maj Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë formimit të një qeverie të re me një votim shtatë pro dhe dy kundër dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë.

Kushtetuesja ka konstatuar se dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.