Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

”Kaluam 4 vendime për Rindërtimin”, Ahmetaj: Sot zyrtarisht nis programi i granteve me Shijakun

14:51 / June 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
werwr 768x419 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë 4 vendime për Rindërtimin.

Sot zyrtarisht ka filluar programi i granteve apo pagesave direkte për banesat apo pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ahmetaj thotë se përfitojnë 27 pallate dhe 1174 banesa të dëmtuara në nivelin DS1, DS2, DS3. Totali i fondit është 512 milionë lekë dhe do u jepet familjeve nga nesër në mëngjes dhe më pas ato mund të bëjnë rikonstruksionet vetë ose me ndihmën e Bashkisë.

”Kaluam 4 vendime për Rindërtimin. Arritje të qenësishme në 5 muaj për qytetarët në zonat e dëmtuara që na kalojnë në stadin. Ne fillojmë sot zyrtarisht programin e granteve për Shijakun. Pagesa direkte për familjet, për banesat e dëmtuara të shkallës DS1, DS2, DS3. Punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo dhe me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ. Siç e mbani mend në shkurt aplikuan tek ”Shtëpia Ime” familjet e dëmtuara. Bashkitë janë treguar të kujdesshme dhe kanë zgjedhur fituesit ndërsa listat vendosen në këshillin bashkiak. Shijaku e ka përfunduar me sukses këtë. Ndërkohë presim nga Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Kurbini të përfundojnë procesin e vlerësimit. Në Bashkinë e 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive pra pallate që përfitojnë nga grantet.

Qeveria ka mirtuar 513 milionë lekë i cili i kushtohet bashkisë shijak për vitin 2020. Maksimumi nga mëngjesi i së premtes fillonfirmosja e pagesave. Qytetarët dhe familjet përfituese përfitojnë sipas kërkesës në llogaritë e tyre. Jemi në një diskutim me donatorët për të marrë pjesë në programet e rindërtimit, pra grantet. Sepse donatorët janë në programet e rindërtimit të shkolleve, infrastrukturën komunitare apo komplekset urbane në Durrës apo Laç. Në ditët në vijim presim finalizim dhe në Kurbin. Të gjitha Bashkitë e tjera të shpejtojnë procesin e vlerësimit. 70 milionë dollarë do të jepen në vazhdimësi me Shpalljen e zonës së re për zhvillimin e Durrësit, tek parku arkeologjik, si njësi zbatuese. është vendim i rëndësishëm. është ndihmë dhe nga 150 milionë euro nga BE, 50 milionë do jenë brenda 2 muajsh në proces negocimi për gjithë zonën e dëmtuar në ato pika ku kemi objekte të trashëgimisë kulturore, 65 milionë euro në shkolla, 50 milionë euro në trashëgimi kulturore. Këtu përfshihet parku i Durrësit, kalaja e Durrëst.”- tha Ahmetaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.