Përgjime të tjera janë publikuar nga dosja e protitucionit në hotelet “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”. Në një nga përgjimet, një nga vajzat thotë se i ka marrë 20 mijë lekë të vjetra një klienti me emrin “Luli”.
Ndërsa bashkëbiseduesi i thotë që kur të shkojë tek zona e Malit të Robit ta telefonojë për t’u takuar. Megjithatë nga Policia pas zhvillimit të operacionit, janë publikuar vetëm emrat e pronarëve të hotelit dhe vetëm inicialet e vajzave.
BISEDA:
Vajza: Ja mora njëzet mijë lekëshin Lulit.
Personi X: Mirë, kur të vish në mal të Robit me merr në telefon.
