Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit hetimor për procedurën e ndjekur për dhënien e certifikatës së siguriësë për zv/ ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Deri më tani janë mësuar emrat përbërës të këtij komisioni, teksa nga shumica parlamentare do të jenë 5 anëtarë dhe 4 nga opozita.
Konkretisht, Felaj, Ferhati, Qefalia, Hyseni dhe Braho do të përfaqësojnë shumicën, ndërsa Alibeaj, Salianji, Gjunkshi dhe Luan Rama do të përfaqësojnë opozitën.
Në Parlament ishin të pranishëm edhe 4 përfaqësues nga opozita për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për DSIK-në.