Ambasadorët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe dhe përfaqësues të OSBE-së vijojnë sot përpjekjet për gjetjen e konsensusit për reformën zgjedhore mes palëve.
Pas një ditë intensive, e cila përfundoi me deklaratën e Yuri Kim duke i “lënë topin” liderit të opozitës Lulzim Basha, në zyrën e Luigi Soreca mbërrijnë ambasadorja Kim, ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësues të OSBE-së.
