Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Makinat e luksit, ja pse duhet ndryshuar siguracioni i tyre

10:26 / June 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinat e luksit tpl 606x330 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë ata persona që zotërojnë  makina luksoze, duke filluar nga viti 2017 paguajnë më shumë taksa në shtet se sa pjesa tjetër e qytetarëvë që zotërojnë makina të thjeshta. Sipas ligjit për “Taksat Kombëtare”, “automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson disa kushte specifike. Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë.

Por kjo logjike nuk ndiqet nga kompanitë e sigurimeve në rastin e çmimeve të TPL-së.  Konkretisht, për makinat e luksit paguahen çmime të TPL-së thuajse njësoj si makinat normale apo edhe të vjetra.

Çmimi i TPL-së për një makinë të vjetër apo normale është rreth 17 mijë lekë, për një makinë luksi ky çmim është  i njëjtë, pra rreth saktësisht 17,400 lekë.

Shoqëritë e sigurimeve, i kanë rënë lapsit duke përllogaritur  dëmet që paguajnë në rast aksidentesh për makinat e shtrenjta të ashtëquajtura “luksi”  krahasuar me ato normale. Sipas tyre kostot e dëmeve që rezultojnë në rast aksidenti nga makinat e luksit janë disa herë më të larta krahasuar me autoveturat normale, për shkak të pjesëve të këmbimit, që kushtojnë më shtrenjtë, shumica e të cilave nuk gjenden në Shqipëri dhe kanë kosto shtesë gjatë importit – transporti, detyrimet doganore etj. Ekspertët deklarojnë se është emergjente rishikimi i çmimeve të TPL-së për siguracionet e makinave, bazuar në kritere të qarta lidhur me kubikazhin dhe vjetërsinë e mjetit.

Një rishikim i çmimit të TPL-së për “automjetet e luksit” konsiderohet një hap i domosdoshëm në kushtet kur kompanitë e sigurimeve paguajnë deri në 100 përqind për dëmet e krijuara gjatë një aksidenti automobilistik.

Gjatë vitit 2019 tregu i sigurimeve ka paguar mbi 2,8 miliardë lekë vetëm për dëmet e shkaktuara gjatë aksidenteve automobilistike, ku në pjesën më të madhe shkaktarë kanë qenë mjetet e luksit, ndërsa për periudhën Janar – Mars 2020 vetëm për këtë kategori dëmesh kompanitë e sigurimit kanë paguar mbi 530 milionë lekë.

Makinat e luksit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.