Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hiqen tarifat bankare për transfertat elektronike në vlerën deri në 20.000 lekë

10:51 / June 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksa e prones 696x349 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e fundit, rregulloret “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH” dhe “Për funksionimin e sistemit të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – AIPS”.

Rregulloret parashikojnë heqjen e tarifave për bankat për urdhër transfertat e klientëve në lekë të iniciuara në rrugë elektronike e që transmetohen në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH me vlerë deri në 20.000 lekë. Për këto lloj urdhërpagesash nuk duhet të aplikohen komisione bankare, dhe për vlera mbi 20.000 lekë, komisionet bankare nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë jo elektronike.

Ky ndryshim vjen si rezultat i një sërë analizash dhe studimesh, aktesh ligjore e strategjisë së hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të diskutuara e miratuara së bashku me sistemin bankar nëpërmjet Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Ai synon mbështetjen e klientëve të bankave dhe minimizimin e kostove për ta, në linjë me objektivat e Bankës së Shqipërisë për reduktimin e  parasë fizike në ekonomi.

Këto rregullore janë një version i përmirësuar i rregulloreve ekzistuese për funksionimin e sistemit të shlyerjes së pagesave ndërbankare me vlerë të madhe dhe sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël, si rezultat i çështjeve të hasura në eksperiencën e Bankës së Shqipërisë gjatë operimit të këtyre sistemeve, plotësimeve më të fundit në kuadrin ligjor dhe rregullator të lidhur me aktivitete në fushën e pagesave, përputhshmërisë me parimet mbikëqyrëse, strategjisë kombëtare për pagesat me vlerë të vogël, si dhe nevojave për përshtatje e zhvillime të reja të pritura në tregun e pagesave.

tarifat bankare transfertat elektronike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.