Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e opozitës së bashkuar.
Jashtë, kryetaja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetari Petrit Vasili dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke biseduar “kokë më kokë”.
Kujtojmë se takimi që ka nisur rreth orës 16:00, është zhvilluar në selinë e PD dhe në qendër të diskutimeve ka qenë Reforma Zgjedhore.
