Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur për ministrin e Jashtëm të deleguar, Gent Cakajn në lidhje me certifikatën e tij të sigurisë të lëshuar nga DSIK.
Ky komision do të drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe anëtarët do të jenë: Ervin Salianji, Luan Rama si dhe Xhemal Gjunkshin.
Ngritja e këtij komisioni u kërkuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kjo kërkesë gjeti mbështetje të menjëhershme nga dy partitë opozitare PD dhe LSI.
Komisioni do të hetojë edhe disa çështje të cilat lidhen me verifikimi i ligjshmërisë së pajisjes së Ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Cakajt me “certifikatë sigurie” nga DSIK; roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit në shkeljen e procedurave; arsyet e moszbatimit të ligjit nga Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar Cakajn të administrojë pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.