Analisti Andi Bushati ka bërë një parashikim për fituesin e zgjedhjeve të ardhshme.
I ftuar në emisionin “Open”, Bushati u shpreh se fitues i zgjedhjeve do të jetë Edi Rama.
Ai iu drejtua gazetarit dhe botuesit te njohur Carlo Bollino, duke i thënë se mund të qëndrojë i qetë, pasi me kulla dhe banditë, Rama e ka fitoren të sigurtë.
Ky reagim erdhi në momentin kur po diskutoheshin propozimet e OSBE-ODHIR.
“Rri pa merak, zgjedhjet në qershor, korrik i fiton Edi Rama, me kullat dhe banditët”, tha Bushati.
