Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Skandali/ Polonia shpërndau në 9 vende të BE-së mish të sëmurë

17:24 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mish 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mishi i disa lopëve të sëmura, të therura në Poloni, është në qendrën e një skandali që ka përfshirë vendin anëtar te BE-se. Euroneës ka mësuar se ky mish është shitur në 9 shtete të tjera të bllokut, përfshirë Francën, Hungarinë, Rumaninë, Finlandën dhe Suedinë.

Filmimet e fshehta të televizionit TVN treguan kafshët e sëmura në thertoren e ndodhur 112 km në lindje të Varshavës. Episodi solli reagimin e menjëhershëm të komisionerit europian të sigurisë ushqimore, Vytenis Andriukaitis.

“Prioriteti tani është të gjurmojmë dhe të tërheqim nga tregu të gjitha produktet që e kanë pasur origjinën nga kjo thertore”, deklaroi ai, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të kalojnë menjëherë në veprim. Në të njëjtën kohë, komisioneri i nxiti autoritetet polake të finalizojnë me urgjencë hetimet, e të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar respektimin e legjislacionit të BE-së, përfshire këtu edhe hapat e shpejtë dhe efikase kundër shkelësve, sjellja e të cilëve mund të përbejë rrezik për shëndetin publik.

Pamjet filmike tregonin sesi një lopë që nuk rrinte dot në këmbë tërhiqej zvarrë dhe shitej praktikisht pa inspektim veterinar. Zyrtaret vendas u përpoqën ta minimizonin situatën duke tentuar të tregojnë se skandali nuk përfshin veçse një kompani, por Patryk Szczepaniak, reporteri që e zbuloi ngjarjen, këmbëngul se bëhet fjale për një problem kombëtar. Polonia prodhon rreth 560.000 tonë mish në vit, 85% e te cilit eksportohet ne vende qe përfshijnë Britaninë, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë.

mish polonia SEMURE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.