Policia e Durrësit bën të ditur se ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili ka bërë kërdinë në vjedhjen e biçikletave.
Deri tani janë dokumentuar plot 21 vjedhje biçikletash në qytetin bregdetar. M.M është me precedentë të mëparshëm penal në vjedhje.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:
Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;
Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;
Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;
Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;
Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
