Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria 2030”, Rama zbulon sloganin e fushatës dhe tregon ambicien e tij për 10 vitet e ardhshme

14:22 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1590164358 EdiRamaDeklarateperKoronavirusin2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të bujshëm për bizneset e vogla me xhiro nën 14 milionë lekë të rinj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama bëri të ditur se qeveria është duke punuar për një paketë ligjore, që do të heqë tatimfitimin për të gjitha bizneset e vogla, që e kanë xhiron nën 14 milionë lekë të rinj. Kreu i qeverisë tha se kjo nismë do të jetë pjesë e një plani më të madh që do të prezantohet me vonë në qershor, i cili do të titullohet “Shqipëria 2030”.

Me batutë, Rama tha se kjo periudhë 10- vjeçare mund të merret edhe si ambicia e tij për të qëndruar në pushtet dhe si referencë mori Kancelaren gjermane, e cila tashmë është futur në vitin 16 të pushtetit.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që mund të thuhet sot, shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël të çdo shqiptari që punon dhe krijon punë deri në 140 mln lekë të vjetër, do t’i heqim të gjitha taksat deri në vitin 2029.

Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit. Këta njerëz nuk do të kenë asnjë detyrim për të paguar asnjë lek deri në vitin 2029, asnjë tatimfitimi. Shumë shpejt do ta ndajmë nëse do ta heqim TVSH-në komplet, por më shumë po, edhe pse është diçka që duhet kalkuluar.

Ne do të heqim tatimfitimin deri në vitin 2029. Këtë do ta bëjmë tani dhe kjo do të jetë pjesa e planit ‘Shqipëria 2030’ dhe jemi në finalizim të analizës. Planin do ta paraqesim gjatë qershorit dhe mos më kërkoni sot datë”, tha Kryeministri Rama. Ndërkohë, kjo lëvizje e qeverisë vjen në një kohë kur nuk ka më shumë se 2 vite nga vendimi për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Nga 1 prilli 2018, i gjithë biznesi i vogël ka hyrë në skemën e TVSH-së. Kryeministri ka premtuar që do ta heqë me paketën e fiskale. Aktualisht, biznesi i vogël me xhiro deri ne 5 milionë lekë nuk paguan tatimfitim, ndërsa biznesi me xhiro nga 5 milionë lekë deri ne 8 milionë lekë paguan 5 për qind. Ndërsa me këtë nismë që shpalli Kryeministri, qeveria do ta bëjë 14 milionë lekë kufirin e biznesit të vogël dhe do të heqë tatimfitimin deri në vitin 2029.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.