Të gjitha bizneset e vogla, me xhiro nga zero deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin deri në vitin 2029. Një vendim i tillë që pritet të zyrtarizohet ligjërisht në këtë periudhë pandemie, u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërkohë që Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh ditën e sotme se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030.
Pas njoftimit, të shumta ishin edhe reagimet nga qytetarët. Ata e shohin si fushatë para zgjedhjeve këtë vendim. Një komentues kërkon edhe shkarkimin e Ahmetajt dhe vendosjen sipas tij të një personi që e meriton atë post.
Kryeministri Rama i përgjigjet se kush e meriton apo jo e vendos populli.

