Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hajdari pas arritjes së marrëveshjes: Do të vijojnë diskutimet për ndryshimin e sistemit, kam marrë garanci nga ndërkombëtarët

21:30 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka folur pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se sot është arritur një kompromis dhe ajo nuk e ka bllokuar procesin, pasi nuk mund do quhej si kur nuk donte integrimin e Shqipërisë në BE.

Më tej në fjalën e saj Hajdari u shpreh se bisedimet për ndryshimin e sitemit dhe hapjen e listave do vijojë dhe për këtë ka marrë garancinë nga ndërkombëtarët.

“Sot pati një marrëveshje dhe besoj që efekti pozitiv është hapja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Që kjo të mundësohej duhet të kishim një kompromis, por që të quhej një reformë duhej të kishte element të tjerë. Duhet të kishte ndryshim të sistemit zgjedhor, por nuk u arrit kompromis. Por nëse do isha vetëm unë që të bllokoja këtë marrëveshje do dukej sikur unë nuk dua integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita ka qëndruar në parlament që të përfundonte reforma. Ne sot e dimë se PS e ka kapur pushtetin dhe trajton Shqipërinë si plaçkë të vetën. Jam e bindur se shumë e dinë që kjo kauzë për ndryshimin e sistemit zgjedhor është e drejtë. Shumë kërkojnë që të hapen lista, pasi duhet garnatuar demokracia në vend. Unë doja që të përfshihej dhe kjo pikë, nuk mund të futemi në BE pas qenë si ata, shumë nga vendet e BE kanë lista të hapura. Duhet konkurrencë dhe kush shkon në Kuvend të japin llogari para qytetarëve. Unë sot mora garancinë nga ndërkombëtaret se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, por do flasim dhe për listat e hapura dhe për ligjin e referencumëve. Po ashtu do flasim dhe për votën e diasporës”, u shpreh Hajdari.

diskutimet garanci hajdari vijojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.