Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore kanë qenë të shumta reagimet. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ku thotë se kjo marrëveshje entuziazmoi vetëm ambasadorët dhe se partitë thanë thjesht “shyqyr që e hoqëm qafe kët budallëk”
Postimi i Manjanit
Reforma zgjedhore entuziazmoi vetëm ambasadorët. Ata u vetlavdëruan sa u kënaqën fare.
Partitë që morën pjesë thanë thjesht “shyqyr që e hoqëm qafe kët budallëk”.
Grupet e interesuara për një reformë të sistemit përfaqësues thjesht konfirmuan pakënaqësinë.
Populli as që e ka haberin se ç’farë përmban reforma.
Përjashtim bën Rudina e cila u fut në valle në emër të një partie që e kishte përzënë, foli si grup interesi, u kënaq me vetkënaqësinë e ambasadorëve dhe,megjithse ishte brënda nuk mori vesh asgjë si populli i thjeshtë.
Praktikisht:
- Ende nuk kemi një projekt ligj të shkruar. Janë vetëm disa rrjeshta në gjuhën angleze.
- reforma zgjedhore nuk mjafton, duhen zgjedhje që të kuptojmë se ç’është bërë.
- Zgjedhje të vështira na presin!
- Sa më takon, që në fillim kam thënë që kjo reformë është “m’ka çu nana me la gojën”.
- Por angazhimi politik në të duhet vlerësuar.
- Tani partitë të merren me punët e tyre, sepse fushata ka filluar…