Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shembja e Teatrit, Roza Anagnosti: Nuk besoja kurrë se do të prishej, kur e mësova u duk sikur…

18:16 / June 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roza anagnosti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja e madhe e vendit Roza Anagnosti ka rrëfyer në “Kjo Javë” të Nisida Tufës përjetimet e saj për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo u shpreh se nuk e besonte kurrë se teatri do të prishej dhe kur e mësoi këtë gjë iu duk sikur ashtu si ajo godinë rrëshqiti i gjithë organizmi i saj.

“Ti prish memorien, historinë, identitetit tënd, unë e kur kam shkuar që i kam mbështetur kam shkuar si individ. Arti sigurisht që kishte ndryshuar, i kujt është faji? Ai që drejton institucionin ka përgjegjësi të madhe që ti krijojë atë atmosferë që aktori të japë më të mirën”, është shprehur aktorja e madhe shqiptare.

Për znj. Anagonsti asnjë nuk duhet të neglizhojë punën e vetë duke pasur mjaft kritika për drejtuesin e Teatrit Kombëtar. “Pse e more ta drejtosh? Çfarë bëre ti? Kërkoji llogari vetes në radhë të parë, cdo njeri ka përgjegjësinë e tij. Nëse e pa në mjerim, rregulloje. Dhe mua mu prish shtëpia nga tërmeti, mora punëtorin, mu rregullua. Ajo sallë kishte nevojë, absolutisht që kishte nevojë. Kur kam shkuar unë në teatër ka pasur ngrohje. Kush nuk ka pasur dëshirë të interpretojë e të shkojë në atë skenë”, ka vijuar më pas aktorja.

Ajo u shpreh se askush nuk e ka mohuar teatrin e ri, të gjithë e kanë dashur por “kjo është një briliant që duhet ta ruanim për memorie. Këtu humbasin shumë gjëra, këtë nuk e kam thënë unë, po gjithë këta të mëdhenj”. Ajo nuk di të thotë se pse aktorët u përçanë në qëndrimet e tyre.

“Nuk e kam besuar kurrë se do të prishej. Kam ngelur pa fjalë, siç ra ajo dhe mua mu duke sikur rëshqiti gjithë organizmi im. Ishte tepër e dhimbshme. Ai dhe sikur të vinte momenti që duhej bërë se sbërë, me respektin më të madh, me ceremoni duhet të binte. Është e dhimbshme. Shikon një komb në radhë të parë, ne si komb, ca kemi me vlerë. Ndërhyrja ishte dramatike, e pajustifikuar. Mund të them tragjike, nuk ka asnjë justifikim absolutisht. Unë nuk kam të drejtë si aktore që kam gjithë jetën aty? Në fund të fundit art bëmë. Sa herë kam shkuar aty nuk kam fyer njeri, megjithëse ne na kanë fyer disa herë. Unë kam ftuar për dialog, dhe këtë që kam ardhur kam një barrë e një peshë si artiste dhe si qytetare, sepse ai publik më respekton dhe sot”, është shprehur aktorja e madhe.

Roza Anagnosti teatri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.