Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“T’i japin fund këtij teatri absurd”- Nënshkruhet peticioni për ndalimin e këngëve të Dua Lipës, ja deklarata e yllit të popit që shkaktoi zemërim

23:24 / June 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DUA LIPA1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Izrael është nënshkruar një peticion që bën thirrje për ndalimin e transmetimit të këngëtares shqiptare, Dua Lipës.

Peticioni u kërkon stacioneve radiofonike Army Radio dhe Galgalatz që të mos transmetojnë këngët e saj pasi Dua publikoi një postim në Instagram anti Izrael ku pretendoi se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë.

Mbi 3.000 njerëz nënshkruan peticionin në mëngjesin e së mërkurës.

Organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruan se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja publikoi, nuk është e përshtatshme që një stacion radiofonik i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”

dua lipa 2

“Është e pakonceptueshme që një  radiostacion ushtarak të vazhdojë të promovojë dikë që del kundër ushtarëve të IDF,” tha Dov Trachtman. “Është koha që ministri i mbrojtjes dhe ministri i kulturës t’i japin fund këtij teatri absurd në të cilin antisemitët si kjo këngëtare vazhdojnë të transmetohen në valët e radios ushtarake.”

Në postimin e publikuar nga Dua Lipa shkruhet: “Ndërsa të gjithë po flasin për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë dhe paguhet nga dollarët e taksapaguesve tanë. Djemtë e këqij të IDF kënaqen duke duke rrahur dhe qëlluar fëmijët. Madje kanë bluza ku shfaqet një grua shtatzënë me hapësirë të shtëne snajperi në stomakun e saj ku lexohet ‘1 e shtënë, 1 të vrarë”.

Dua Lipa zemerim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.