Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Qeveria e Kosovës hap kufijtë, nga e hëna s’ka test anti- COVID

14:52 / June 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merr fund pritja e shqiptarëve në doganën me Kosovën. Pas një bllokimi për një javë, kryeministri Avdullah Hoti, vetëm pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, ka vendosur për hapjen e kufirit me Shqipërinë, por pa kushte e vendosura nga “qeveria Kurti”.

Që do të thotë, tanimë çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokument se ka bërë testin e COVID-19 të 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Qeverisë së re. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar,” ka thënë kreu i shëndetësisë.

Më 1 qershor Kosova hapi kufirin me Shqipërinë, por me dy kushte, testin e COVID- it dhe vetë izolimin prej 7 ditësh, çka solli reagimin e qytetarëve të Shqipërisë të cilët gjatë kësaj jave priten në orë të tera në kufi për të hyrë në Kosovë. Ato kishin vendosur edhe një takse prej 22 euro për kamionët, por që u hoq për shkak të kundërshtimeve të shumta nga ana e kompanive. Mirëpo, nga e hëna, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.