Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Revolucioni që Diego Milito po bën në futbollin argjentinas

19:17 / January 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diegom
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diego Milito ka pasur një qëllim në mendjen e tij, shumë më përpara se të shënonte golin që do t’i jepte Interit triumfin në finalen e Champions League më 2010. Argjentinasi gjithmonë ka qenë një observues i vëmendshëm për mënyrën se si funksionojnë klubet prapa skenave. Ai mbetet një tifoz i madh i Racing dhe nga koha e kaluar në Europë, shumë shpejt kuptoi se sa mbrapa kishte mbetur klubi i dashur i fëmijërisë dhe futbolli argjentinas në përgjithësi.

Sulmuesi u rikthyer te Racing në vitin 2014 dhe fitoi titullin kampion, i vetmi lojtar që ka fituar dy tituj me klubin, bashkë me atë të vitit 2001. Kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2016, Milito u bë sekretari teknik i klubit, një punë individuale e ngjashme me atë të drejtorit teknik në Europë dhe e rrallë në Argjentinë.

Misioni i tij ishte të shpallte përsëri kampion klubin e Racing. Ai është shumë pranë objektivit pasi Racing është në krye të Superleague argjentinase, por misioni i tij më i madh është që t’i kthejë në kampionë kronikë në mënyrë që të fitojë më tepër sesa thjesht trofetë.

Racing ka kaluar një kohë të mbushur me trazira kohët e fundit. Një moment madje ishte shumë pranë falimentimit. Duhej ndihma e 30 donatorëve, të cilët u bashkuan për ndërtimin e akademisë. Jo vetëm që krijuan strukturën, por gjithashtu e lyen muret dhe prenë barin.

Futbolli argjentinas është një lëmsh i madh, kjo u pa me paraqitjet e turpshme të përfaqësueses në Kupën e Botës, apo në trazirat e finales së Libertadores River-Boca.

Gjëja e parë që Milito donte të ndryshonte ishte se vendimet e klubit duhet të merreshin nga njerëz që e kuptonin lojën. Një nga shembujt që ka ndjekur klubi ka qenë Sevilla e Spanjës.

Ai ka punësuar njerëz me eksperiencë të madhe në Europë dhe kërkon të zbulojë dhe zhvillojë sa më shumë lojtarë të rinj, në një oaz talentesh si Argjentina.

Racing zakonisht është i vetmi klub argjentinas që dërgon skautë në kompeticione ndërkombëtarë si dhe në vende fqinje si Kolumbia, Peru apo Venezuela.

Aktualisht Racing ka 55 djem që jetojnë në akademinë e klubit të cilëve u ofrohet mbështetje në çdo aspekt. Klubi fokusohet te zhvillimi individual i lojtarëve, jo te rezultatet, si në pjesën tjetër të futbollit argjentinas. Racing është shkëputur nga futbolli argjentinas dhe si pasojë është në krye të renditjes. Milito është regjisori i madh i kësaj lëvizjeje që po ndryshon diçka dhe mbase shumë shpejt, klubet e tjera do t’i kopjojnë mënyrën e suksesit te Racing.

Futboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Olta Gixhari “rreshton” futbollistët, kë do të zgjidhte për një skenë të nxehtë

22:56 / June 17, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.