Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga efektivët që ngriti edhe një padi për Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, është tërhequr nga kjo e fundit.
Në një prononcim për Abcnews, Çobo ka thënë se ka hequr dorë nga padia personale që kishte ngritur kundër Veliut dhe se nuk e kërkon më dëmshpërblimin, por që çështjen e të birit do ta ndjekë deri në fund.
“Padinë personale të tij po e kam tërhequr sepse jemi njerëz e duhet të japim një shembull pozitiv, ndërsa nga çështja e djalit jo, do ti shkoj deri në fund”, ka thënë Çobo.
Mesditën e sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu publikoi një foto ku shihej I ulur krah Çobos dhe krah saj shkruante se i kishte kërkuar ndjesë për publikimin e videos, ku gruaja në fjalë shfaqej me armë në dorë, por që e gjitha ishte pjesë e një filmi.
