Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kanë dështuar për shkak të një gabimi”, Artan Hoxha nxjerr të tjera detaje nga atentati ndaj Ardjan Çapjas: Në të gjithë vendin janë vetëm 3 snajperistë

18:28 / June 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Hoxha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha në studion e “ABC Neës” është fokusuar të atentati i tretë që iu bë Ardjan Çapjas mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

“Ardjan Çapja është i ruajtur, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund ti atakosh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orë 9 me sa duket është orari që mund ti favorizojë qitësit”, u shpreh Hoxha.

Gjithashtu Hoxha theksoi se në këto lloj atentatesh snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm, pra janë qitës të specializuar.

“Truri i fisit Çapja, kush mund të realizojë një qitje me 250 m distancë.

Zakonisht snajperat godasin objektivat e vështirë. Zgjidhet një snajperit për këto lloj goditjesh. Snajperistët janë ish ushtarak ose ish pjesëtar të forca speciale. Aktualisht janë 3 snajperistë në gjithë Shqipërinë.

Në këto lloj atentatesh snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm janë qitës të specializuar që masin edhe shpejtësinë e erës kur qëllojnë dhe kanë parasysh dhe elementë të tjerë që ata e masin për të realizuar një qitje të saktë.

Me aq njohuri sa kam, Shqipëria nuk ka shumë forca speciale. RENEA, maksimumi mund të bëhen dy grupe. Policia s’ka trupa të tjerë specialë përveç RENEA-s. Në Shqipëri kemi shumë pak snajperistë, e gjej të pavend që këta njerëz që sakrifikojnë jetën dhe familjen e vet, ata janë një armë që shteti duhet të vendosë ose ta mbajë vetë ose do ta lërë ta marrin të tjerët.

Kjo është një ngjarje që duhen pasur parasysh disa elementë. Këto atentate kanë kosto, sepse objektivi është shumë i vështirë. Ardjan Çapja është i ruajtur, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund ti atakosh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orë 9 me sa duket është orari që mund ti favorizojë qitësit.

Të gjitha tentativat për ti eliminuar nga afër kanë dështuar për shkak të një gabimi që nuk e kanë llogaritur mirë”, tha Hoxha.

Ardjan Çapja Artan Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Parlamenti Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur

13:32 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.