Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dibër/ Tri javë nga zhdukja e 18 vjeçarit, asnjë përgjigje nga Policia maqedonase

21:00 / June 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Korabi Pali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 18- vjeçar rezulton i zhdukur prej 21 ditësh. Ardian Pali kishte shkuar për të mbledhur bimë medicinale në malin e Korabit dhe nuk u kthye më. Familja denoncoi në Policis, me 18 maj 2020, zhdukjen e tij.

Mësohet se ai shoqërohej nga dy persona, babi dhe një kushëri. Pas disa orësh të afërmit kanë pritur ribashkimin me 18 vjeçarin, por kjo nuk ka ndodhur. Babai dhe kushëriri kanë nisur kërkimet në zonën ku po mblidhnin bimë mjekësore, por ka qenë e pamundur.

Mbrëmjen e asaj dite u kanë ardhur në ndihmë edhe të afërmit dhe banorët e fshatit më të afërt. Përsëri nuk kanë rënë në gjurmët e Palit.

Në kërkim të të riut janë vënë dhjetra banorë të zonës. Kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Në këto rrethana është kërkuar ndihma e Policisë dhe Ushtrisë shqiptare si dhe autoriteteve të kufirit në Maqedoninë e Veriut, pasi dyshohet se 18 vjeçari ka rrëshqitur nga maja e Korabit dhe ka rënë në tokën e vendit fqinj.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Dibër bëjnë me dije se prej ditësh është angazhuar në kërkime edhe Policia e Maqedonisë së Veriut, por nga ana e tyre nuk ka informacione të dobishme për gjetjen e Ardian Palit. /tirananews.al/

18 vjecarit Diber maqedonase Zhdukja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.