Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si paraqitet gjendja e Ardian Çapjes? Gazetarja Klodiana Lala jep detajet: Në gjendje kritike, po flitet edhe për intubim

21:30 / June 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar të dhënat më të fundit nga gjendja shëndetësore e Ardian Çapjes duke thënë se është ende në gjendje kritike.

Lala thotë se këto informacione i ka nga grupi hetimor dhe flitet që Çapja edhe mund të intubohet.

Ardian Çapja u plagos sot në banesën e tij në Elbasan nga një snajper, plumbi i të cilit i kaloi shumë afër zemrës, ekzaktësisht u qëllua në shpatullën e majtë.

“Pak minuta më parë kam pasur kontakte me grupin e hetimit, më thonë që gjendja e Ardjan Çapjas është në gjendje kritike, po flitet për intubim.”- tha Lala.

Gazetarja Lala thotë se Ardian Çapja dhe familjarët e vetë nuk e pranuan atentatin, madje vetë shënjestra në spital tha se kishte një incident në banesë, por nuk përmendi vetëplagosje.

Ajo shton se për herë të parë ka qenë mjeku që ka vërejtur se ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka njoftuar Prokurorinë menjëherë.

”Nuk është në dukje atentat mafioz, është mirëfill atentat mafioz. Kemi patur dhe vrasjen e Mirditës me snajper. Familja Çapja është e vendosur në pjesën fundore të Elbasanit, janë 4 vila. Në rrugë është hotel Univers dhe vijonte normalisht. Kemi tentuar të filmojmë afër shtëpisë së Çapjas. Edhe sot, ishin të irrituar. Nuk mirëprisnin gazetarët. Aq më tepër pamjet nga vilat e tyre. Nga pjesa kryesore ato nuk kanë fushëpamje.

Çapja deklaroi në që kishte një incident në banesën e tij. Nuk ka përmendur vetëplagosjen. Mjeku që e ka parë ka informuar Prokurorinë se është plagosur Ardian Çapja me armë zjarri.

Ka dyshime të forta si është qëlluar. Pasi është bërë një kqyrje momentale, nuk kishte një automjet, nuk kishte as gëzhoja. Gjithë dyshimet ishin që janë qëlluar nga distancë. 250 m në vijë ajrore, dhe ka qenë i pozicionuar në Kodrën e Krastës. Dhe aty janë dy banesa të braktisura. Aty janë dyshimet, pasi pjesa tjetër kontrollohet nga Çapjat. Personat e kanë ruajtur dhe e kanë qëlluar në shpatull të majtë.”- tha Lala.

capjes intubim klodiana lala Kritike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.