Policia e Shtetit njoftoi vetëm pak orë pas publikimit të videos për punonjësin e policisë Gjirokastër se ka vendosur përjashtimin e tij nga radhët e saj.
Njoftimi i Policisë:
Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit beri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.