Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e Hajdinit, avokati: Kallëzim për Drejtorinë e Burgjeve, u trajtua në mënyrë çnjerëzore

11:55 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vdekja e Ragip Hajdinit avokati 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flet avokati i Ragip Hajdinit, 50-vjeccarit të njohur me nofkën “Daja” i akuzuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit. Baftjar Rusi deklaroi sot para mediave se familja e të ndjerit do të bëjë kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgun 302.

Rusi shprehet se institucioni i burgjeve nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore.

“Përpara të gjithave jemi njerëz dhe tek ne ka humbur sensi i të qenit njeri. Ai nuk është trajtuar si njeri. Do përgatisim një kallëzim ndaj burgut 302 dhe drejtorisë së burgjeve. Të afërmit janë të revoltuar pasi deri në momentin që burgu 302 është ngritur në revoltë, atij nuk i është dhënë ndihma, nuk është konstatuar shkaku pse ai njeri vuante dhe pse kërkonte me ngulm t’i nënshtrohej vizitave sepse kishte dhimbje të rënda në shpatull. Për 2 muaj është trajtuar në mënyrën më çnjerëzore dhe më të paimagjinueshme. Pasi u ngritën në protestë të tërë e çuan në spitalin e traumës. Kur e çuan atje sëmundja kishte avancuar. Kufijtë ishin të mbyllur për shkak të pandemisë dhe të afërmit nuk mund të vinin. U vendos të bëhej ndërhyrja kirurgjikale. U hap në bark pasi kishte një masë të madhe që i bllokonte të gjithë metabolizmin dhe funksionimin e organizmit. Pas hapjes i plasën të gjitha lëngjet, likidet në sipërfaqe të trupit. Nuk i funksionuan më organet”, deklaroi avokati.

Ai tha se presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të bërë kallëzimin penal. Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë pasur lidhje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

Mashtronte punonjësit se njihte pronarët dhe u merrte lekët, arrestohet 37-vjeçari

16:58 / August 24, 2026

Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

15:58 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.