Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Legalizimet, Lame: Pse banorët e pallateve duhet të mblidhen e të paguajnë një inxhinier

18:39 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmeti i 26 nëntorit mori jetë të shumta njerëzish po ashtu bëri edhe dëme të mëdha materiale. Një numër jo i vogël banesash u rrënuan duke ngritur pikëpyetje të mëdha për mënyrën sesi ishin ndërtuar.

Duke folur në ABC News, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tregoi se cili ka qenë roli i Aluiznit në legalizmin e banesave që mund të kenë qenë jashtë standarteve në zonat e prekura.

Lame shpjego se legalizimi është pajisja me dokumente që e bën pronën tënde, nuk ka kompetencën për të treguar nëse godina “mban apo nuk mban”.

Gjithsesi, ai shpjegoi se për objektet mbi katër kate, para legalizimit duhet bërë pajisja me një certifikatë qëndrueshmërie, e cila vërteton se godina është ndërtuar në bazë të stanadarteve të kërkuara.

Lame shpjegon: “Pas tërmetit pati një dyshim..dëgjoja lloj lloj fjalësh që nuk duheshin bërë më legalizime. Legalizimi është dokumenti që e bën pronën tënde, nuk thotë nëse mban apo nuk mban. Ai dokument është i rëndësishëm që mos të të nxjerrin jashtë. Si do e provosh ti që është e jotja. Është e domosdoshme që edhe më fort të vazhdojë procesi në këto zona…”

Më tej, Lame shpjegon se pa raportin e qëndrueshmërisë, që jepet nga një ekspert i licensuar, nuk bëhet legalizimi.

Artan Lame: “Legalizimi i pallatit thotë për objekte deri në 4 kate, s’ka nevojë për udhëzime mbi konstruksionin. Mbi katër kate merret një raport nga një ekspert i licencuar. Nuk vazhdon legalizimi për çdo objekt mbi katër kate, pa pajisjen me një certifikatë se objekti mban, pa raportin e qëndrueshmërisë. Të jenë këtë qetësi njerëzit, për të gjithë objektet mbi katër kate merret raporti i qendrueshmërisë.”

I pyetur se kush e paguan këtë raport sigurie, Lame u shpreh se certifikimi paguhet nga ndërtuesi ose nga banorët.

“Bëhuni bashkë dhe paguani një inxhinier,” shtoi ai.

Ndërsa, i pyetur rreth banesave apo pallateve që u rrëzuan nga tërmeti, Lame u shpreh se disa prej tyre kishin qenë pa certifikatë qendrueshmërie.

Nga ana tjetër, sa i përket çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dashurisë së tij për trashëgiminë kulturore, Lame u shpreh se pozicioni që ka në shtet nuk i lejon mundësinë që të flasë lirshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.