Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lulëzon kredia për individët në mars, për bizneset mbetet e frenuar

17:07 / May 2, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Huaja për individët ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajin mars, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, duke ndikuar në gjallërimin e kredisë për të gjithë ekonominë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë arriti në 547.4 miliardë lekë në mars, me një rritje prej 1.6 miliardë lekësh në krahasim me muajin e mëparshëm, apo rreth 0.3%.

Ky është zgjerimi më i madh mujor që nga nëntori i këtij viti dhe ka ardhur pothuajse tërësisht nga huaja që është dhënë për individët dhe familjet.

Kredia për individët arriti në 169.4 miliardë lekë, me një rritje prej gati 1% në raport me muajin e mëparshëm.

Huaja për individë ka shënuar rritje si në lekë, ashtu dhe në valutë.

Bankat së fundmi po targetojnë gjithnjë e më shumë familjet dhe individët, pasi ata kanë rezultuar kredimarrës më të mirë në raport me bizneset dhe janë më korrektë në kthimin e kësteve. Edhe vrojtimi i fundit i kredidhënies i Bankës së Shqipërisë tregonte se bankat i mbanin të shtrënguara standardet e kredisë për bizneset dhe i kishin lehtësuar për individët. Ofertat e bankave për kredi për shtëpi kanë qenë mjaft të leverdishme muajt e fundit.

Ndërsa huaja për bizneset ka shënuar një rritje fare të lehtë në mars, në krahasim me muajin e kaluar.

Me bazë vjetore (mars 2017/mars 2016), kredia për ekonominë është rritur pothuajse zero, duke treguar për një ngërç të kreditimit në vend, sidomos tek bizneset, që është tkurrur me 1.1%. Ndërsa huaja për individët është rritur me 3.4% për të njëjtën periudhë.

kredia-1

kredia-2

Banka Shqiperise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.