Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bylisi është qytet grek”! Deklarata e Sgarbit ngjall debate të forta, Neritan Ceka: Më shqetëson mosinformimi i tij

21:01 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neritan ceka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizita e kritikut italian të artit në Shqipëri, Vitorio Sgarbi, u shoqërua nga disa pritje, ndërsa postimi i tij, ku e cilëson Bylisin si qytet grek, ka ngjallur debat mes specialistëve të trashëgimisë. Sgarbi i cilëson injorantë ata që e kundërshtojnë, ndërsa një prej zërave më me autoritet në arkeologji, i përgjigjet.

“Kompetenca në art është e padiskutueshme, por është historian i mesjetës, jo i antikitetit. Ajo që më shqetëson është mosinformim i tij. Pra një mik i shtetit shqiptar ftohet për të bërë propagandën, dhe duhet të evidentojë edhe kulturën. Për çdo turist është më interesant të vizitojë Bylisin si qytet ilir, se qytete greke ka me qindra”, thekson Neritan Ceka.

Arkeologu i njohur, duke bërë dallimet mes qyteteve greke e ilire, i vesh një pjesë të madhe të fajit shoqëruesve shqiptarë të Sgarbit.

“Bylisi është dëshmi e përpjekjes së një populli të lashtë për të nxjerrë diçka origjinale. Që është teatri, Sgarbi thotë është i thjeshtë, është teatri më i komplikuar. Nuk i kanë treguar që afër është shëtitorja 140 metër e gjatë arkitektonike. Nuk i kanë treguar që është stadiumi, që është cisterna, kishat paleokristina. E i shoqëruar nga injorantë nuk e ka fajin Sgarbi. Pavarësisht se është afër Apolonisë, sheshi publik është ndryshe. Është shesh i tipit gjeometrik”, shton arkeologu shqiptar. Sgarbi, personazh i artit dhe medias italiane, ka pasur disa postime për vendin tonë gjatë vizitës së tij.

Bylisi debate Neritan Ceka Vittorio Sgarbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.