Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se po merr pjesë në mbledhjen e Opozitës Parlamentare me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit duhet të mbajë fjalë që dha sipas saj për ndryshim sistemi.
Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se ‘topi’ tashmë është në duart e Ramës, që të hapë listat, pasi njerëzit duhet të votojnë emra.
“Marrëveshja ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Bashës ja dhamë mundësinë, për të ardhur dhe për t’u rifutur në sistem, tani kemi kërkesat tona. Duhen lista të hapura, kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës! Ky është shanci për PS. Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhore me vota të blera. Po shantazhohen deputetë që ta votojnë Reformën Zgjedhore. Jam këtu që Rama të mbajë fjalë. Më falni tani,”- tha Hajdari dhe u fut brenda.
