Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Astrit Patozi / “Heronjtë” e rinj të Lulit në parlament

21:11 / June 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
103423802 3191546274238587 7588423041454548542 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këta deputetët e opozitës parlamentare, që po e shpallin me krenari votën pro marrëveshje-dakordësimit të pistë të Këshillit Politik për zgjedhjet, qenkan nivel më i lartë seç i dinim dhe i mendonim.
Ata po thonë se po e bëjnë këtë që të mos ndalohet fitorja e arritur nga opozita e bashkuar, të cilën me sa duket ata e kanë ndjerë dhe kuptuar më shpejt dhe më mirë se të tjerët. Deri këtu janë të sinqertë, sepse tregojnë se për llogari të kujt do ta shesin votën.
Por do t’u binte më mirë që të thonin se po e bëjnë për Edi Ramën këtë shërbim të lartë ndaj atdheut, se sa të tregojnë se po përpiqen të ndihmojnë ndihmojnë Partinë Demokratike.
Se do të dilnin më të justifikuar dhe do t’i bënin më shumë nder zotit Luli Basha. Jo thjesht se ai i ka bërë lanet, kur “tradhtuan” para një viti, se ky nuk është ndonjë problem i madh, as për ta, dhe as për Lulin.
Por nëse ata do të ishin penduar vërtetë për gabimin dhe mendojnë se PD ka të drejtë, e kishin më të lehtë që të dorëzojnë mandatet, si gjithë të tjerët, se sa të punonin si deputetë të opozitës jashtëparlamentare në parlament.
Jo për gjë, por ne nuk mund të pranojmë që një personazh me parime të forta si zoti Luli të pranojë të mbajë një dorë në bakllava dhe tjetrën në revani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.