Albert Nikolla do të jetë zv. ministër i tretë i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë duke shtuar edhe këtë post në situatën ku ndodhet aktualisht vendi për shkak të pandemisë. Nikolla ka mbajtur postin e Këshilltarit të kryeministrit, ndërkohë që ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”. Krahas Mira Rrakacollit dhe Bardhylka Kospirit, tashmë me Nikollën numri i zv. ministrave të Shëndetësisë shkon në tre.
V E N D I M PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
