Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Shoh protesta dhe grumbullime në bare”, përfaqësuesja e OBSH paralajmëron Shqipërinë: Do të mbyllni vendin sërish nëse…

16:30 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet e shtuara të Covid-19 po shihen me shqetësim edhe nga përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë, Bettina Menne.

Në një intervistë për Tv Klan, Menne thotë se masat e ndërmarra në fillim të pandemisë ishin pozitive, por mosrespektimi i tyre mund të rikthejë karantinën.

“Jam shumë e lumtur që vendi juaj është hapur sërish por epidemia nuk ka mbaruar dhe ajo që ne shohim është rritje e rasteve, që do të thote se të afërmit tuaj mund të infektohen. Ne rekomandojmë që i gjithë stafi që punon në spital dhe mund të ketë kontakt me persona të infektuar, duhet të vendosë maskë, dhe po ashtu në transport publik si dhe në bare e restorante që nuk ka 1.5 metër distancë fizike, përndryshe do ju duhet ta mbyllni edhe njëherë vendin.

Por a e imagjinoni dot? Vendi duhet të zhvillohet, ekonomia po ashtu, është përgjegjësi sociale e të gjithëve. Autoritetet dhe kompanitë të shmagin infektimin që të mos bëhet më mbyllje dhe marrje masash strikte dhe njëherë”.

Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë thotë se përveç protestave të organizuara në Tiranë, tashmë po vihen re edhe grumbullime nga vetë njerëzit në bare dhe restorante.

“Grumbullime masive nuk kemi, vetëm se u bë një manifestim, grumbullime fizike. Ti shikon në çdo vend të madh në Tiranë, shikon në bare dhe restorante ku distanca fizike nuk respektohet. Duhet të bëhet shumë kujdes në transportin publik, në respektimin e rregullave. E di që hapja e tij është një lajm i mrekullueshem, por kjo do të varet nga çdo qytetar që do të përdorë transportin publik por edhe nga kompanitë qe kanë autobusët, pasi duhet të bëjnë disinfektimin”.

Përsa i përket hapjes së vendit, Menne thotë se ajo erdhi në momentin e duhur pasi mbajtja sa më gjatë e masave strikte bazohet tek numri në rënie i të infektuarve dhe atyre që ishin në spital.

Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë rekomandon përdorimin e maskave nga të gjithë kategoritë shoqërore si dhe bluzat e bardha për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.