Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zgjedhorja”, Gjiknuri qetëson Bashën: I qëndrojmë marrëveshjes së arritur, të çojmë amendimet në Kuvend

19:04 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri bylykbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaron se PD duhet të vijë me propozimin për nënkryetarin e KQZ-së.

Në një intervistë televizive, Gjiknuri tha se pret që të jetë opozita ajo që të propozojë formulën, pasi nënkomisioneri sipas marrëveshjes duhet të vijë si i zgjedhur i saj, me detyrën e posaçme të aplikimit të identifikimit biometrik.

“Të vijnë me propozim që adreson këtë problem. Unë do bashkëpunoj, por një kërkesë që ke insistuar vetë, brenda kuadrit ligjor të miratuar si draft, ta zbatojmë”, tha Gjiknuri.

I pyetur se a është e gatshme mazhoranca të rishikojë marrëveshjen për të patur edhe votat e opozitës në Kuvend, Gjiknuri thekson se, “detyra ime dhe e Partisë Socialiste është t’ i qëndrojmë marrëveshjes, të çojmë amendimet në Kuvend, dhe aty të negociohet a bëhen apo jo votat. Pastaj se çfarë është opsion b ose c, është shpejt për t’u folur”.

Gjiknuri zbulon formulën që u refuzua në tryezë, për depolitizimin e administratës. “Formula ka qenë që tre komisionerë të zgjidheshin nga njerëz të trajnuar, ndërkohë që 2 vëzhgues politikë do të firmosnin çdo procesverbal”, tha Gjiknuri.

Lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në arritjen e marrëveshjes Gjiknuri tha se, “do të prevalojë vullneti jo vetëm i aktorëve kryesorë politikë shqiptarë, por dhe i të gjithë faktorëve ndërkombëtarë që e përkrahin Shqipërinë në këtë rrugë kaq të rëndësishme siç është integrimi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.