Një automjet është gjetur i djegur në Prezë të Vogël, ndërsa mendohet se i përket autorëve të atentatit të 40-vjeçarit që u vra mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit.
Hekuran Billa, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë.
Billa ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.
Sipas informacioneve të para të mbledhura nga grupi hetimor, dyshohet se 40-vjeçari është qëlluar nga një makinë në ecje, e cila është larguar më pas me shpejtësi.
