Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Epidemiologu: Lirimi i masave solli rritjen e te infektuarve, nuk ka teste as për personelin shëndetësor, as për pacientët

21:55 / June 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rikthimin në një normalitet të ri duket se nuk e kanë kuptuar as qytetarët e as bluzat e bardha. Për epidemiologun Ilir Alimehmeti rritja e të infektuarve nuk është surprizë por vatra e infeksionit është alarm i kuq.

“Shifrat janë më të larta se sa javët e kaluara. Ishte deri diku e pritshme. Janë tre komponent që duhet t’i marrim parasysh. Pas lirimit të masave do kishte rritje të rasteve dhe pritej. E dyta ka lidhje me numrin e lartë të testimeve. Si mesatare janë 300 testime në ditë. Komponenti i tretë është dhe vatra spitalore. Nuk është vetëm QSUT, por dhe disa spitale të tjera.  Duhet të kalojmë në kritere më të larta sigurie sepse virusi  është qartësisht i pa dukshëm dhe është edhe i pa matshëm. Vjen pa asnjë simptomë dhe si rrjedhojë hap një vatër në spital. Pikërisht aty ku nuk e duam. Nuk është vetëm QSUT, por dhe disa spitale të tjera.  Duhet të kalojmë në kritere më të larta sigurie sepse virusi  është qartësisht i pa dukshëm dhe është edhe i pa matshëm. Vjen pa asnjë simptomë dhe si rrjedhojë hap një vatër në spital. Pikërisht aty ku nuk e duam”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti. 

Nuk ka asnjë sëmundje që mjekët nuk e marrin seriozisht sipas epidemiologut Alimehmeti por problem është pamundësia për të testuar personelin shëndetësor dhe pacientët që shtrohen.

“Nuk ka asnjë sëmundje që mjekët nuk e marrin seriozisht. Ajo që ka të bëjë është se ne nuk i kemi mundësitë për të testuar as personelin shëndetësor dhe as pacientët që shtrohen. Nëse ne e hapim spitalin me të drejtë se ka të sëmurë ne duhet të jemi të sigurt që pacientët nuk janë mbartës të virusit. Të infektuar ka në të gjitha repartet. Nuk kemi asnjë dyshim. Vatra është spitalore. Të gjithë duhet të testohen sepse nuk e dimë se sa prej tyre janë pozitiv. Nëse nuk bëjmë një pastrim të situatës do jemi dyshues. E shuajtëm apo jo vatrën.  Pa marrë këto masa virusi është i pa mundur të evitohet vetëm me maskë”, shtoi epidemiologu.

Gabimet nuk po ndodhin vetëm sot, por edhe masat e mëparshme kanë qenë të gabuara thotë epidemiologu Alimehmeti.

“Së pari as fasoneritë as call center-a nuk duhet të liheshin të hapura. Mbylli gjithçka dhe u lanë vende me grupime. Nuk ka as një evidencë shkencore që e mbron këtë. Duhet të ishin mbyllura”, shtoi Alimehmeti .

Kujdesi nuk duhet të neglizhohet këshillon epidemiologu Ilir Alimehmeti por nuk është koha për të rikthyer karantinën.

“Nuk e dimë se nga erdhën të infektuarit. Nuk e dimë se nga e morën. Nga një kafene, protestë apo diku tjetër. Ajo që dimë është se nevojitet distancomi fizik dhe higjiena. A vijnë si rrjedhojë e një grupimi duhet ta evitojmë. Edhe bizneset nëse nuk i plotësojnë kushtet qytetarët duhet t’i evitojnë. Nëse një vend është i tejmbushur unë spostohem. Patjetër që kontrollet duhet të vijojnë, por duhet që edhe ne si konsumatorë të fuqizohemi. Nuk është një moment alarmi. Ne shohim raste të reja por nuk na shqetësojnë. Janë burimet spitalore që na shqetësojnë. Në këtë moment që ne flasim janë rreth 44 apo 46 të shtruar në spital dhe 7 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e shëndetësisë deklaron rreth 500 shtretër për COVID dhe rreth 165 shtretër terapie intensive. Jemi larg përmbytjes së kapacitetit shëndetësor”, shtoi ai.

alimehmeti epidemiologu pacientet teste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.