Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas Kongresit, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, Pëllumbi: Online ose në sallë të madhe

23:03 / June 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben pellumbi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi PS mblodhi Kongresin në fund të muajit shkurt të këtij viti, ajo pritet që të mbledhë dhe Asamblenë Kombëtare.

Këtë e bëri të ditur Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi në një intervistë për Ora News.

Ai thotë se partia është ende në proces përgatitor dhe me shumë mundësi do të mblidhet në fillim të muajit korrik.

Pëllumbi: Ne në datën 29 shkurt kemi pasur ditën më të rëndësishme të Kongresit. Më 9 mars ne u futëm në situatën e pandemisë dhe nuk patëm mundësinë për tu futur në procesin e ristrukturimit dhe zgjedhjeve të brendshme në parti. Ne do të mbledhim asamblenë e përgjithshme për të cilën jemi duke u përgatitur qoftë në variantin online ose do të shkojmë në një sallë të madhe dhe të respektojnë distancën sociale. Duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm mbi këto protokolle sigurie anticovid. Ne si forcë politike po shohim për të mbledhur Asamblenë tonë Kombëtare që besoj se do ta kryejmë në fillim të korrikut për të vazhduar në dy struktura shumë të rëndësishme. Kryesia e PS dhe Sekretariati i saj.

Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të kësaj partie, socialistët nuk organizuan takime ashtu siç kanë bërë në vitet e mëparshme.

Pëllumbi thotë se janë shkëmbyer vetëm urime dhe mesazhe mes figurave të njohura që kanë dhënë një kontribut në PS.

Pëllumbi: Situata në të cilën ndodhemi nuk na lejoi që të bëjmë takimet e zakonshme që kemi 9 vite që e organizojmë. Sot kemi festuar vetëm me mesazhe urimi dhe telefonatave ndaj drejtuesve të personaliteteve të ndryshme që na kanë ndihmuar për të arritur këtu ku jemi. Presidenti Meta në çdo përvjetor partie ai i ka bërë urimet e veta. Unë besoj që disa urime dhe disa kontribute i ka dhe ai në Partinë Socialiste. Filozifia e PS, si një parti europiane nuk ka ndryshuar në këto 30 vite. Partitë reformohen. Sigurisht mosha dhe periudha të caktuara bëjnë disa njerëz të mos jenë në vijën e parë të luftës por u hap derën politikanëve të rinj.

asambleja online pellumbi salle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.