Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dvorani flet për shkarkimin: Pse ishte gafë, mund të vazhdoj të jem pjesë e KED-së

13:02 / June 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dvorani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ardian Dvorani u shkarkua pak ditë më parë nga KLGj nga detyra e tij si anëtar i Gjykatës së Lartë e për pasojë humb edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në një intervistë për emisionin “Java në RTSH” ai ka sqaruar pozicionin e tij dhe përplasjet me kreun e shtetit Ilir Meta.

Ai tha se është tepër e vështirë t’i gjesh një epitet vendimit të KLGJ. Ai nuk e fshehu se u surprizua nga vendimi, teksa shtoi se nuk ka betejë personale me askënd.

Ardian Dvorani shtoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk ka llogaritur kurrë se cilin ka përballë, por ka ndjekur gjithmonë parimet dhe ligjshmërinë. Teksa komentoi aktualitetin me institucionet e drejtësisë, Dvorani shtoi se KLGJ nuk mund të vihet në lëvizje nga kërkesat që vijnë nga jashtë sistemit, pasi ky ka qenë edhe thelbi i reformës në Drejtësi. Në lidhje me ankimimin e mundshëm të vendimmarrjes nga KLGJ, ai shtoi se do t’i konsiderojë të gjitha rrethanat dhe se nuk tërhiqet nga parimet.

“Vendimi i KLGJ ishte gafë? Nuk mund ti vë një emër tjetër, unë respektoj institucionet. Por unë po flas për një vendim konkret dhe e konsideroj gafë”, thekson Dvorani.

Ai foli dhe për skenarin se si mund të qëndrojë në përbërjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Në momentin që anëtari i Gjykatës së Lartë nuk ushtron funksionet në gjykata, nuk është më kryetar i KED-së sepse janë të lidhura. Por nëse anëtari i Gjykatës së Lartë vendos apo zgjedh të vijojë karrierrën në Gjykatë Apeli vazhdon të jetë pjesë e KED-së për atë vit, por jo në cilësinë e kryetarit. Nëse vazhdoj karrierën gjyqësore. Në ditë e djeshme KLGJ ka barazuar procedurën e plotësimin e vendeve vakante në KED me ato të të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është gabim i rëndë”- tha Dvorani.

Çështja Meta

Dvorani komentoi edhe vendimin për pafajësi ndaj Ilir Metës, që ai mori pas gjyqit për çështjen e videopërgjimit me Dritan Priftin. I pyetur nga analisti Vangjeli për kohën kur ai ishte gjykatës i Presidentit të sotëm, Dvorani tha se i ka dhënë hakun kujtdo sipas ligjit.

“Ju keni firmosur për pafajësinë e zotit Meta pas një procesi të bujshëm. Ishit pjesë e rezultatit pesë me zero të trupës gjykuese” – komentoi Lorenc Vangjeli.
Por Ardian Dvorani, duke iu referuar gjyqit të Metës që nisi në vitin 2011, tha:

“Ai është një vendim prej 100 e ca faqesh. Prej tyre 26 faqe është mendimi im që është ndryshe nga pjesa tjetër e trupës gjykuese. Por ka një parim. Për aq kohë sa nuk është provuar fajësia, gjyqtari nuk mund të japë vendim ndryshe. Gjyqtari është i ftohtë, mund të gjykojë jashtë seancës çfarë të dojë. Por në seancë merr vendim mbi materialet e dosjes.

E kam thënë se isha pro pafajësisë, por kisha rezerva për të gjithë procesin. Provat nuk u shqyrtuan të gjitha, seancat me dëshmitarë nuk u kryen të gjitha, ekspertiza amerikane ishte e vlefshme, ekspertiza shqiptare ishte e padenjë e kështu me radhë.

E dini ju që Gjykata e Lartë në atë kohë nuk e pa dhe nuk e dëgjoi atë që panë të gjithë? Në sallë nuk u pa dhe nuk u dëgjua” – tha Ardian Dvorani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.